Qeveria rriti akcizën e gazit të lëngëshëm për përdorim nga automjetet me qëllim për të ndarë përfundimisht tregun e gazit për makinat nga ai për përdorim të konsumatorëve familjarë, që të minimizohet risku. Por veç rritjes së çmimit që pësoi gazi, në treg nuk ka ndryshuar gjë. Konsumatorët dhe makinat furnizohen përsëri në të njëjtat pika. Tema Tv sjell një vëzhgim të pikave të tregtimit të gazit, ku çmimi ka arritur deri në 65 lekë për litër nga 40 –deri 45 lekë për liter që ishte në fund të dhjetorit



