Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me arsyet e shkarkimit të tij nga detyra. Në një postim në FB, Manjani thotë se Rama e sheh qeverië si një skuadër që kërcen kur dhe si do ai.
Reagimi i Manjanit
Kryeministri e konfirmoi sonte në Tonight se nuk e sheh qeverinë si institucion kushtetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.
Parrulla të tipit “qeveria është e imja, penalltinë e gjuaj unë” i përkasin vetëm filmave të realizmit socialist dhe jo realitetit demokratik! Jo për gjë po “penalltinë” që gjuajti për Hillarinë e humbi! E humbi në kurriz të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon kryeministri kuturu. Skuadra e kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!
Të paktën një gjë e mohoi, atë motivacionin qesharak…
