ONM shqyrton listat e kandidatëve për organet e Vettingut

ONM shqyrton listat e kandidatëve për organet e Vettingut

Avokati i Popullit i ka përcjelle Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit(ONM) listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale dhe atyre që nuk i plotësojnë, për të qënë anëtarë të organeve të reja të vetting-ut, procesit që do i nënshtrohen 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.

Sipas ligjit “për rivlerësimin”, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të ONM-së do të vlerësojë kandidaturat. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga AP, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, ia dërgon rekomandimet AP-se, i cili ia përcjell ato Kuvendit.

Të premten në mbrëmje, AP publikoi dy listat me personat që plotësojne ose jo kriteret formale për anëtarë të institucioneve te “vetting”-ut.

Ky institucion verifikoi për rreth një javë 192 aplikime, nga të cilat 29 përmbushnin kriteret për një pozicion në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit apo ne Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa 163 aplikante te tjere nuk i kanë përmbushur kriteret për secilin nga pozicionet ne keto organe./ATA

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy