Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para, Zaharieva: Po funksionon (VIDEO)

Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para, Zaharieva: Po funksionon (VIDEO)

Bullgaria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ministrja e Jashtme bullgari, Ekaterina Zaharieva ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj, Ditmir Bushati ajo tha se prioritet i Bullgarisë gjatë presidencës së BE-së, do të jetë edhe zgjerimi.
 

Duke u ndalur tek investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, tek reforma në drejtësi, Zaharieva tha se ajo kërkon kohë, por sërish ka dhënë rezultatet e para. 

Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe falenderoi homologen bullgare për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian.Bullgaria merr kryesimin e Bashkimit Europian më 1 janar të vitit të ardhshëm, menjëherë pas Estonisë që e merr më 1 korrik pas dorëzimit të Maltës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy