
Partizani-Skënderbeu do të jetë super sfida e javës së dhjetë të Kategorisë Superiore që do të luhet të hënën në stadium “Selman Stermasi”. Trajneri Skënder Gega, në prag të kësaj sfide ka sqaruar disa çështje të rëndësishme të ditëve të fundit në shtëpinë e ‘Demave të kuq’ duke komentuar dhe takimin me korçarët.



