Një sulm terrorist me bombë ka vrarë të paktën 95 persona dhe ka lënë 158 të plagosur në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul thanë zyrtarët. Terroristët kanë përdorur një ambulancë të mbushur me eksplozivë për të kryer sulmin.
Sulmi është marrë nga talibanët dhe ka ndodhur pranë ambasadave të huaja dhe ndërtesave të qeverisë, një javë pas një sulmi vdekjeprurës në Hotelin Intercontinental.
"Talebanët përdorën një bombë vrasëse në një ambulancë për të kaluar pikat e kontrollit," tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Nasrat Rahimi.
Ata kaluan pikën e parë të kontrollit duke thënë se po merrte një pacient në spitalin Jamuriate ndërsa në pikën e dytë të kontrollit ato u kuptuan nga rojet e sigurisë dhe shpërthyen makinën të ngarkuar me eksplozuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 ora lokale të shtunën e 27 janarit.
Të plagosurit janë dërguar në spitale në të gjithë kryeqytetin afgan, por sipas mediave të huaja besohet se numri i të vdekurve do të rritet.
Dëshmitarët thanë se zona e ambasadave të huaja dhe selia e policisë së qytetit, ishin të mbushur me njerëz kur bomba shpërtheu.
Forca e shpërthimit tronditi dritaret e ndërtesave më shumë se një milje larg, ndërsa njerëzit ndihmuan të plagosurit nëpër rrugët e trafikut-bllokuar të qendrës së qytetit.
Një njeri i tha medias vendase se ai po kalonte në zonën kur ndodhi shpërthimi.
p>



