Tensionet në Kosovë, Dendias: Greqia do bëjë gjithçka për të lehtësuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Tensionet në Kosovë, Dendias: Greqia do bëjë gjithçka për të lehtësuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Greqia do të bëjë gjithçka që mundet për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Është kjo deklarata e bërë nga ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Vietnam.

Duke folur për gazetarët, kryediplomati grek deklaroi se stabiliteti dhe siguria në rajon është diçka që është absolutisht me shumë interes për diplomacinë greke.

Nuk më kujtohet sa herë, në dy vitet e fundit, kam vizituar Prishtinën dhe Beogradin. Po ashtu, siç dihet, Greqia është pjesë e KFOR-it, forcës paqeruajtëse në Kosovë.

Ajo që kërkohet është kujdes dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare. Është gjithashtu mjedisi që do t’i lejojë Beogradit dhe Prishtinës të diskutojnë dhe zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Tensionet në Kosovë gjatë së dielës u krijuan për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për reciprocitet me Serbinë, lidhur me letërnjoftimet dhe targat.

Por pas tensioneve të forta në veri të Kosovës, qeveria e shtyu hyrjen në fuqi të vendimit për reciprocitet për në 1 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy