Itali, kapet kamioni me 2 ton drogë që vinte nga Shqipëria

Itali, kapet kamioni me 2 ton drogë që vinte nga Shqipëria

Dy ton hashash u bllokua këtë të enjte nga policia e Ankonës në Itali. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me panele gipsi, në një kamion që vinte nga Shqipëria.

Ky kamion me 2 ton hashash u bllokua këtë të enjte nga policia, doganat dhe Guardia di Finanza në Ankona të Italisë. Siç raporton “Ilrestodelcarlino”, droga ishte fshehur mes disa peneleve gipsi në kamionin që vinte nga Shqipëria.

Një qen barnet zbuloi këtë sasi droge dhe më pas kontrollet e detajuara mundësuan heqjen e drogës nga kamioni. Pas numërimit, rezultoi se ishin plot 2 ton. Në pranga ranë 3 persona, shtetësia e të cilëve ende nuk është mësuar, ndërsa nëse shitej në treg droga vlentë 20 milionë euro.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar anëtarët e këtij rrjeti kriminal që mendohet se ka lidhje të fuqishme me Shqipërinë, vendin ku mendohet se është nisur kjo ngarkesë droge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy