Nënshkruhet në Turqi marrëveshja e parë për zhbllokimin e eksportit të drithërave në portet e Ukrainës

Nënshkruhet në Turqi marrëveshja e parë për zhbllokimin e eksportit të drithërave në portet e Ukrainës

Sot në Stamboll do të nënshkruhet një marrëveshje për zhbllokimin e eksportit të drithërave nga portet e Ukrainës, marrëveshja e parë reale mes palëve që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt të kaluar.

Detajet e marrëveshjes në zhvillim, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia me Rusinë dhe Ukrainën, nuk janë bërë ende të ditura dhe deklarata e Turqisë u prit me kujdes nga zyrtarët ukrainas.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja do të nënshkruhet në orën 16:30 me orën lokale (9:30 të mëngjesit ET) nga palët ukrainase dhe ruse, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Zyrtarët turq, ukrainas dhe rusë zhvilluan bisedimet e fundit me mbështetjen e OKB-së për çështjen e eksporteve të grurit më 13 korrik.

Priten më shumë bisedime përpara se të nënshkruhet marrëveshja, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë ukrainas.

Pas negociatave, një dokument mund të nënshkruhet, që do të përmbajë detyrimet e palëve në lidhje me funksionimin e sigurt të rrugëve të eksportit në Detin e Zi”, tha të enjten Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Nikolenko theksoi se delegacioni ukrainas "do të mbështesë vetëm ato vendime që do të garantojnë sigurinë e rajoneve jugore të Ukrainës, pozicionet e forta të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Detin e Zi dhe eksportin e sigurt të produkteve bujqësore ukrainase në tregjet botërore. "

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy