
Shefi i diplomacisë helene Nikos Kotzias ka deklaruar se është hedhur një hap i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se ka dakordësi për ato pika ku ka pasur mosmarrëveshje.
Nga Brukseli, ministri i Jashtëm iu përgjigj interesit të mediave duke theksuar se marrëveshjet e arritura do të bëhen publike në takimin mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të qeverisë greke Aleksis Tsipras.
Kotzias ka thënë se ka qenë një hap i madh dhe se Greqia dhe Shqipëria ranë dakord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në 70 vitet e fundit. Çështjet pritet të certifikohen në takimin mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Alexis Tsipras në Davos. Qeveria shqiptare miratoi 2 ligje ekzekutive që janë të bazuar në marrëveshjen e vitit 2009, për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvarrosjes së ushtarëve grek”, ka thënë Kotzias.
Takimi mes Ramës dhe Tsiprasit nuk do të jetë i largët, pasi ata ndodhen në samitin e Davosit, ku këtu priten edhe të certifikohen marrëveshjet.
Ministri Jashtëm i Greqisë ka folur edhe për negociatat për çështjen e emrit me Maqedonin duke thënë disa çështje që do të diskutohen në Davos midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.



