'Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon'!

'Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon'!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ka deklaruar se ndonëse po punon fort për të fituar një mandat tjetër qeverisës, ka menduar edhe për tu larguar nga politika.

Ai zbuloi edhe emrin e një personaliteti botëror, që e kishte këshilluar për mënyrën se si duhej të tërhiqej nga pushteti, pa ia kërkuar të tjerët largimin. “Kam pasur një jetë më përpara, e kam shijuar shumë. Nuk erdha në këtë jetë se ajo s’më pëlqente. Në një zonë të trurit jam duke përgatitur jetën tjetër se nuk do ngordh në timon”,- tha kryeministri.

 Pasi Çani e ngacmoi duke i thënë se nuk e kishte të vërtetë këtë frazë, kryeministri shtoi: “Është diçka që ka kohë që e përgatis. Është shumë e rrezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë ik. Kam pas biseda interesante me liderë që i kam admiruar shumë. Kam dashur ta kuptoj këtë. Njëri prej tre më tha (Joschka Fischer, ish-ministri i Jashtëm gjerman) më ka thënë se ky është një proçes shumë i shëndetshëm kur nis ta përgatisësh më herët”,- tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy