
Një person në gjendje të dehur është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në vendin e njohur si “Agjencia e autobusëve”, në qytetin e Pogradecit.
Bëhet me dije se shtetasi që ka ndërruar jetë është 42-vjeçari Eglantin Proga. Proga mësohet se është dërguar në spital pasi është rrëzuar, por pavarësisht ndërhyrjes ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa janë sekuestruar kamerat pranë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.



