“Në perspektivë një pakt ushtarak Shqipëri-Itali”, Nesturi: Çështja “Beleri”, jo arsyeja kryesore e vetos greke (VIDEO)

“Në perspektivë një pakt ushtarak Shqipëri-Itali”, Nesturi: Çështja “Beleri”, jo arsyeja kryesore e vetos greke (VIDEO)

Analisti Plator Nesturi nuk beson se ka qenë çështja “Beleri” arsyeja kryesore e vetos së Greqisë ndaj Shqipërisë, lidhur me integrimin në BE. Duke folur në MCN Live Nesturi thotë se çështja “Beleri” u riaktivizua pas marrëveshjes Rama-Meloni. Sipas tij një pakt ushtarak Shqipëri-Itali mund të jetë në perspektivë, gjë sipas tij ka ndezur disa llampa në Greqi, për të riaktivizuar çështjen “Beleri”. 

Ky ishte një moment shumë interesant sa i përket zhvillimeve dhe prezantimit të Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një moment të ri të BE sa i përket zgjerimit. E veçanta ka qenë një lloj mbështetje e shteteve të ndryshme, duke marrë parasysh edhe Gjermaninë, që e shikojnë Shqipërinë si pjesën më përfaqësuese të këtij zgjerimi. Ndryshe nga më përpara kur Shqipëria kërkonte t’i atashohej një shteti tjetër, me Kroacinë, por edhe me Maqedoninë, kësaj radhe ishte e kundërta, për herë të parë Shqipëria paraqitej në një dritë më të mirë se vendet e tjera të rajonit. Ka pasur deri në orët e fundit diskutime intensive që Greqia të mos ta vendose veton e saj. Edhe kancelari Scholz ka pasur bisedime intensive. U duk sikur Greqia mund të ndryshonte, por duket që Ballkani është Ballkan. Çështjet e vetove kanë funksionuar në Ballkan. 

Unë e kam të kristalizuar që nuk është vetëm çështja ‘Beleri’. Ky mund të jetë sebepi. Kam përshtypjen që janë bërë lëvizje politike me partnerë të tjerë. U duk sikur çështja ‘Beleri’ po harrohej edhe nga pala greke, por u riaktivizua menjëherë pasi Shqipëria filloi të bëjë një politikë, me marrëveshje të ndryshme me Italinë. Marrëveshja e Gjadrit, por edhe marrëveshje të tjera në proces, deri edhe për një pakt të ri ushtarak me Italinë, që mund të jetë në perspektivë, duket se ka ndezur disa llampa në Greqi, që e kanë riaktivizuar më tepër çështjen ‘Beleri’. S’besoj se ka qenë çështja ‘Beleri’ arsyeja kryesore. Është shumë gjë e vogël përballë marrëdhënieve mes dy shteteve, aq më tepër mes Greqisë dhe Shqipërisë që ndajnë shumë gjëra të përbashkëta. 

Marrëveshja me Melonin nuk është rrëzuar, thjesht është pezulluar vendimmarrja në Parlament deri sa të japë vendimin e saj. Nuk besoj se do jetë shkelja e territorialitetit, por mund të merret me çështje teknike, a duhej apo jo miratimi nga Parlamenti, etj. Nuk është se po japim një territor që mund ta përdor dikush tjetër në pafundësi, ka një afat dhe aty mbeten gjërat”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy