Inceneratorit të Fierit i duhen edhe 3 milion euro që të vihet në punë. Arapi: Vepra në standarde të mira, ministria të zbatojë kontratën

Inceneratorit të Fierit i duhen edhe 3 milion euro që të vihet në punë. Arapi: Vepra në standarde të mira, ministria të zbatojë kontratën

Kontrata e inceneratorit të Fierit u dizenjua ndryshe nga ajo e Elbasanit.

Nëse për të ndërtuar impiantin në Elbasan, kompania Albtek Energy mori një linjë kredie, për inceneratorin e Fierit, kompania koncesionare Integrated Technology Ëaste Treatment Fier mori për 2 vjet pagesa nga shteti pa kryer asnjë punim. Vonesat për gjetjen e sheshit ku do të ndërtohej objektin, legjitimoi marrjen e kësteve sipas kontratës dhe askush nuk inicioi ndryshim të saj.

Kontrata e Fierit hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016 dhe punimet filluan në nëntor të 2018-s.

Por edhe pse afati i punimeve u shty disa herë për të vendosur si datën përfundimtare marsin e vitit 2021, objekti nuk përfundoi kurrë.

6 vjet e gjysëm nga firmosja e kontratës dhe kur janë dhënë 33.6 milion euro nga buxheti i shtetit, inceneratori nuk punon.

Më 30 mars të vitit 2022 Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sekuestron objektin dhe lëshon dhjetra urdhër-arresti për administratrorë dhe zyrtarë të lartë që përfshiheshin në këtë aferë.

Në muajin prill, inceneratori i Fierit merret nën adminsitrim nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Pala shtetërore që po administron objektin tregon se nga 12 linja teknologjike, 6 kanë përfunduar, ndërsa 6 të tjera janë në fazën e fundit nga 93 deri në 98% të vlerës së investimit.

“Kanë përfunduar gjysma e linjave të investimit dhe në pjesët e tjera kanë mbetur nga 93 deri në 98% e vlerës së investimit” thotë administratori shtetërore Farudin Arapi.

Por ekspertët e angazhuar me çështjen e inceneratorëve nuk mendojnë kështu.

“Vetëm kompania Ruths që kanë porositur pajisje që i kanë shkuar dhe nuk janë paguar kërkon 3 milion euro. Nuk duhet t’i kërkohen shtetit 3 milion euro, por t’i shkohet kompanive në Maltë e Bullgari nga i kanë çuar paratë” thotë Brisida Shehaj.

Deputetët që kanë vizituar nga afër objektin nuk janë të këtij mendimi.

Ne kur e kemi vizituar nuk kemi parë incenerator në Fier, por kishin ardhur ca pjesë llamarina dhe po montoheshin në momentin që ishim ne aty.” shprehet Jorida Tabaku.

Sipas Farudin Arapit gjendja e pajisjve të inceneratorit të Fierit është e tekonologjisë së fundit.

“Gjendja është pozitivisht e mirë, është teknologji e viteve 2018, 2019, 2020.” thotë ai.

Kjo është një nga arsyet që përse administratori Farudin Arapi kërkon që ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në rolin e autoritetit kontraktor të japë dhe këstet e fundit të objektit në mënyrë që të vepra të përdoret për incenerimin e mbetjeve të qarkut Fier.

Kanë mbetur dhe 5 këste për të dhënë, t’i japin dhe të mbyllet vepra sepse në fund të fundit do t’i shkojë bashkisë së Fierit për mbetjet atje.” shprehet ai.

“Në vend që ministria të mbledhë gjobën për vonesën , këta thonë të japë para. Nuk duhet të thotë këtë zoti Arapi, por të raportojë shkeljet që kanë bërë Zoto dhe të tjerët e t’ia çojë SPAK”. thotë Brisida Shehaj.

Që inceneratori të përfundojë duhen edhe 3 milion euro që inceneratori të bëhet i operueshëm. Në kushtet kur nuk mund të merret kredi gjatë procesit të sekuestrimit, shpresa e vetme mbetet financimi nga buxheti i shtetit.

“Kjo shumë do e shpëtonte veprën dhe nuk do e amortizonte.” thotë Farudin Arapi.

Sot kapacitetet e landfillit në inceneratorin e Fierit janë të ezauruara.

“Në Fier po depozitohen mbetjet në landfillin e inceneratorit që më pas të shërbejnë për djegie” thotë Farudin Arapi.

Njësoj si në Elbasan, edhe këtu mbetjet nuk selektohen.

“Fieri ka probleme të rënda me ndotjen dhe të ndalësh procesin e selektimit do të thotë shkaktosh dëme më të mëdha mjedisore” thotë pedagogia e Shkencave të Natyrës Ani Bajrami.

Një nga alternativat është që të dorëzohen disa linja përpunnimi, edhe pse shpresat janë se nëse merret financimi, inceneratori mund t’i sigurojë që vitin e parë 3 milion eurot nga shitja e energjisë.

1 vit nga ngritja e komisionit hetimor parlamentar dhe 2 vjet pas afatit të shtyrë disa herë të përfundimit të kontratës, impianti i djegies së mbetjeve në Fier nuk punon, duke ilustruar më së miri skemën e djegies së 28 milion eurove para që janë dhënë nga buxheti.

“Komisioni hetimor pati një gjë të mirë: hapi dyert e inceneratorëve për të parë se çfarë është bërë me miliona euro dhe u pa që nuk u bë asgjë, e gjitha ishte në farsë, nuk kishte inceneratorë”. thotë deputetja Jorida Tabaku, e cila drejtoi Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy