Aleanca për Teatrin thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën kryeministër, të shkojë para drejtësisë

Aleanca për Teatrin thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën kryeministër, të shkojë para drejtësisë

Me pretendimin se kanë kryer vepra penale, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që mos të dekretojë si kryeministër Edi Ramën dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar.

Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja pohoi se Rama duhet të jetë para drejtësisë.

Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimin e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat kemi depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje me teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues.

Gjithashtu Kalaja bëri të ditur se ka kërkuar edhe mosdekretimin për dy ministret, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e teatrit kombëtar.

Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Ajo jo vetëm që propozoi VKM për transferimin e pronës së teatrit, që është antikushtetues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy