
Një qendër me presion të ulët atmosferik po ndikon gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Ditën e mërkurë moti në vendin tonë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në perëndim me intensitet mesatar, reshje bore në veri, në mbrëmje do të kemi përmirësim.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/8°C
– Zonat e ulëta 10/17°C
– Zonat bregdetare 12/18°C



