Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një tualet të rrallë të lashtë në Jeruzalem që besohet se daton më shumë se 2,700 vjet, kohë kur tualetet private ishin një luks në qytetin e shenjtë.
Autoriteti Izraelit i Antikiteteve tha se tualeti i gdhendur gëlqeror u gjet në një kabinë drejtkëndëshe që ishte pjesë e një rezidencë të gjerë me pamje nga ajo që tani quhet “Qyteti i Vjetër”. Ishte projektuar për ulje të rehatshme, me një gropë të thellë, të gërmuar poshtë.
"Një kabinë tualeti privat ishte shumë e rrallë në antikitet, dhe vetëm disa janë gjetur deri më sot," tha Yaakov Billig, drejtor i gërmimit.
"Vetëm të pasurit mund të përballonin tualete," tha ai.
Kockat e kafshëve dhe qeramika të gjetura në gropë mund të hedhin dritë mbi stilin e jetës dhe dietën e njerëzve që jetonin në atë kohë, si dhe sëmundjet e lashta, tha autoriteti i antikave.



