Situata në PD, Milo: Liderët të kapërcejnë veten! Vështirë se largohen Basha dhe Berisha

Situata në PD, Milo: Liderët të kapërcejnë veten! Vështirë se largohen Basha dhe Berisha

Paskal Milo, situatën në Partinë Demokratike dhe kërkesat për largimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, i cilëson si skenarin më të mirë i mundshëm, për të pasur një PD, si lidere të opozitës shqiptare.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se është domosdoshmëri që të ketë një opozitë të fortë në vend.

Liderët duhet të kapërcejnë veten dhe interesat e ngushta personale, për të arritur në një zgjidhje për unifikimin e PD, e cila është vlerë kombëtare dhe duhet përfaqësuar sa më mirë në Kuvend. I bën mirë vendit dhe demokracisë, por shoh vështirësi në këtë skenar. Gjithçka që u arrit brenda këtyre muajve, është meritë e Berishës. Largimi i tij nga lëvizja, do ta zhbënte PD dhe do e fuste PD në një krizë tjetër. Mirë është të gjendet një zgjidhje, por e shoh të vështirë që të gjendet konsensus që të largohen të dy. Edhe nga zoti Berisha, i cili i njeh vetes rolin e liderit historik.

I pyetur nëse Lulzim Basha dorëhiqet dhe a do të bjerë kostoja në kredibilitetin e ambasadës amerikane, Milo deklaroi se SHBA dhe ambasadorja amerikane janë shumë lart dhe nuk mund t’iu ulet prestigji.

Ambasadorja në zbatimin e politikës amerikane në Shqipëri nuk ka vepruar  me kokën e vetë, gjithmonë merr udhëzime se çfarë qëndrimesh do mbajë. Linjat kryesore që ambasadorja mban vijnë të gatshme nga Uashingtoni. Nuk besoj se ambasadorja do të marrë ndonjë kosto për zhvillimet brenda PD.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy