Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton banesat sociale, “nuk përfitojnë vrasës”

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton banesat sociale, “nuk përfitojnë vrasës”

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbrëmjen e të mërkurës listen me 177 familjet që do të përfitojnë banesat sociale që ndodhen në Shkozënga të cilët 37 përfitues të strukturave garsionere, 102 apartamente 2 + 1 dhe 38 apartamente 3+1. Gjithashtu nga e njëjta mbledhje u miratua edhe lista me 76 familjet që do t’ju subvencionohet qiraja e shtëpisë nga Bashkia.

 

Pavarësisht se vendimet u morrën unanimisht me votat e të dyja palëve, nuk munguan edhe debatet. Këshilltarët e opozitës akuzuan haptazi se në listat e miratuara janë përfshirë punonjës të administrates publike dhe të Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër replika e kryebashkiakut Veliaj ishte e fortë duke thënë se në këto lista nuk janë vendosur “vrasës të 21 janarit apo deputetë e ministra”. Për këtë rast Veliaj iu referua ish-gardistit Agim Llupo, që sipas tij, ishte një ndër përfituesit e politikave të strehimit gjatë administrimit të Bashkisë nga ana e Lulzim Bashës.

 

"Vrasës të 21 janarit nuk ka në listat e banesave sociale. Iku koha kur me banesa sociale shpërbleheshin deputëtë dhe vrasës" - deklaroi Veliaj nga salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy