Pas luftës, nisin dasmat afgane/ Ceremoni masive me 70 nuse në Kabul (FOTO)

Pas luftës, nisin dasmat afgane/ Ceremoni masive me 70 nuse në Kabul (FOTO)

Shtatëdhjetë gra afgane të mbuluara me shami jeshile janë martuar në një ceremoni masive në Kabul, Afganistan.

Ceremonia u ndoq nga qindra të ftuar dhe luftëtarë talebanë të armatosur. Martesa është një çështje e kushtueshme në Afganistanin, që tradicionalisht përfshin dhurata të shtrenjta dhe festa luksoze. Një rezervim i vetëm ditor në një sallë dasmash në Kabul kushton midis 10,000 dhe 20,000 dollarë dhe organizatori Sayed Ahmad Selab tha se disa çifte të fejuar kishin pritur me vite për shkak të shpenzimeve.

Kjo ceremoni me 70 çifte ishte një nga më të mëdhatë e dëshmuara kohët e fundit në Afganistan, aktualisht në rënie ekonomike që nga kthimi i talebanëve.

Gazetarët nuk u lejuan të flisnin me nuset, të cilat mbanin fustane të bardha, por u lejuan t’i fotografonin dhe filmonin ato.

Për secilin çift u prodhua një tortë dasme me ngjyrë te kuqe e te  bardhë, por u vendos vetëm para meshkujve

Ceremonia përfundoi ndërsa burrat secili me një simbol plastik — mblodhën nuset e tyre dhe u larguan nga vendi me makina të zbukuruara me lule dhe fjongo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy