
Një në gjashtë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare në Shtetet e Bashkuara ndodh për shkak të goditjes në tru. Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën kanë përjetuar një goditje në tru, e cila është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë serioze afatgjatë.
Gjatë Muajit Amerikan të Zemrës (shkurt), Shoqata Amerikane e Zemrës inkurajon njerëzit të përqendrohen në shëndetin e tyre kardiovaskular, duke përfshirë edhe parandalimin e goditjes në tru.
Çfarë e shkakton goditjen në tru? Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut? Si diagnostikohet dhe trajtohet ajo dhe pse është e rëndësishme diagnoza e hershme? Cilat janë shenjat që të gjithë duhet të njohin? Çfarë hapash mund të ndërmerren për të reduktuar rrezikun e një goditjeje në tru?
“Goditjet, të njohura gjithashtu si aksidente cerebrovaskulare ose "sulme në tru", ndahen në dy lloje kryesore.
Lloji më i zakonshëm është goditja ishemike, e cila ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit bllokohet ose zvogëlohet. Kjo mund të ndodhë për shkak të mpiksjeve të gjakut që bllokojnë enët e gjakut ose për shkak të grumbullimit të pllakave në to. Në këto raste, qelizat e trurit privohen shpejt nga oksigjeni dhe lëndët ushqyese të nevojshme.
Lloji i dytë është goditja hemorragjike, e cila ndodh kur një arterie në tru rrjedh ose shpërthen, duke shkaktuar gjakderdhje. Kjo gjakderdhje rrit presionin mbi qelizat e trurit dhe i dëmton ato.
Të dyja llojet e goditjeve janë emergjenca mjekësore shumë serioze. Në varësi të zonës së trurit që preket, individi mund të përjetojë pasoja të përhershme neurologjike, si humbja e aftësisë për të folur, për të ecur ose për të lëvizur krahët. Goditja në tru mund të jetë edhe fatale. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA, çdo tre minuta e 11 sekonda, një person vdes nga një goditje në tru.”, tha Dr. Leana Wen, mjeke e urgjencës dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin George Washington.
-Po një goditje e vogël? A është edhe ajo serioze?
Dr. Wen: Një goditje e vogël quhet ndryshe sulm ishemik kalimtar (TIA). Ajo shkaktohet nga një bllokim i përkohshëm i enëve të gjakut që furnizojnë trurin, ashtu si një goditje ishemike. Dallimi është se ky bllokim është jetëshkurtër dhe simptomat zakonisht zgjasin më pak se një orë. Sipas përkufizimit, simptomat duhet të zhduken brenda 24 orëve.
Megjithatë, një TIA është shpesh një shenjë paralajmëruese për një goditje të plotë. Prandaj, individët që përjetojnë një TIA duhet të vizitohen nga një neurolog për testime të mëtejshme dhe për vlerësimin e rrezikut të goditjes në të ardhmen. Gjithashtu, në momentin e shfaqjes së simptomave, nuk është e mundur të bëhet dallimi midis një TIA dhe një goditjeje të plotë, prandaj është e domosdoshme të kërkohet ndihmë mjekësore menjëherë.
- Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për goditje në tru?
Wen: Rreziku për goditje në tru varet nga tre kategori faktorësh:
- Si diagnostikohet dhe trajtohet goditja në tru? Dhe pse është e rëndësishme diagnoza e hershme?
Wen: Nëse dikush ka simptoma të një goditjeje, është urgjencë. Ai duhet të transportohet menjëherë në spital.
Në departamentin e urgjencës, pacienti i nënshtrohet një ekzaminimi fizik, analizave të gjakut dhe imazherisë së trurit (CT ose MRI).
Goditja ishemike trajtohet zakonisht me një ilaç intravenoz që shpërbën mpiksjet e gjakut. Ky trajtim është më efektiv nëse jepet brenda tre orëve nga fillimi i simptomave.
Goditja hemorragjike trajtohet ndryshe, shpesh me ndërhyrje kirurgjikale për të ndaluar gjakderdhjen ose për të riparuar një aneurizëm.
- Cilat janë shenjat e goditjes në tru që të gjithë duhet të njohin?
Wen: Ekziston një akronim shumë i dobishëm: Bëhu i shpejt:
- Çfarë mund të bëjnë njerëzit për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru?
Wen: Për të zvogëluar rrezikun, është e rëndësishme të menaxhohen faktorët mjekësorë (p.sh. presioni i gjakut dhe diabeti), si dhe të adoptohet një mënyrë jetese e shëndetshme:
Përmirësimi i këtyre faktorëve redukton jo vetëm rrezikun e goditjes në tru, por edhe atë të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.



