
“Prishtina do t’a pranonte propozimin për ndarjen e Kosovës sikur të bisedohej me të pa praninë e ndërkombëtarëve” – kështu u shpreh ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç për televizionin serb B92. Ai tha se ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Francës mbërrijnë ne Beograd këtë javë, ndërsa bëri me dije se priten bisedime të rëndësishme.



