Kardiologu shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” ka bërë një rrëfim për jetën e tij përtej mantelit të bardhë. Ai ka treguar për fillimet e tij të vështira në Zvicër dhe ëndrrën për profesionin e tij human. Cuculi ka treguar se puna e parë që ka bërë kur është vendosur në Zvicër ka qen në një garazh makinash nga e cila fitonte vetëm 5 franga në ditë.
Kam ikur që në 14 vjeç dhe kam bërë shkollën dhe një pjesë të specializimit. Kam qenë një njeri që ka punuar shumë dhe kam dashur të arrij maksimumin në pjesën e karrierës. Besoj dhe shpresoj se jam një njeri modest dhe është shumë e rëndësishme për mua që të mos i harroj dhe rrënjët e mia se nga vij nga Kërcova një qytet i vogël dhe kam pasur me rëndësi që të mbaj kontakt me njerëzit e mi. Tani jam në Sarajevë për një work shop dhe kur nuk arrij të jem në vendlindjen time mërzitem, por prapë mendoj se jam afër saj.
Më tej ai shton se ka dashur të bëhet mjek që fëmijë, por se mban mend pse ka dashur të bëhem mjek.
Kur isha 10 vjeç më pyesnin se çfarë do bëhesha dhe thoja do bëhem gjinekolog dhe kur kam lëvizur në Zvicër në ‘91 e kam ditur se dua të bëhem mjek dhe këtë i kam thënë dhe mësuesit kur më ka pyetur se çfarë do të bëhem. Nuk e di se nga më ka lindur kjo dëshirë sepse nuk kam asnjë familjar mjek, ka qenë zgjedhja ime. Ka qenë shumë interesant sepse kur kam lëvizur atëherë nuk flisja gjermanisht dhe ditën e parë më kanë regjistruar në një klasë nga e cila nuk mund të bëhesh mjek sepse isha në nivelin më të ulët.
Dhe ai mësuesi kur më ka pyetur i kam thënë mjek dhe ai më tha se nga kjo klasë nuk mund të behsh mjek. Pastaj duke studiuar kam kaluar drejt klasave për të realizuar këtë qëllim. Mësova gjermanisht dhe dy vitet e para kam pasur pak vështirësi pastaj në gjimnaz me punë nuk kam pasur vështirësi. Kam lëvizur me karrierën time. Dikur më ftoi një mjek në spitalin në Lucen për të parë se si punohej atje dhe pastaj ngela aty në Lucen dhe sot.
Mjeku Cuculi shprehet se është e rëndësishme që vlen dhe për mjekët e rinj, në jetë hapen gjithmonë dyer por duhet të shohësh se sa janë hapur ato dyer dhe me rëndësi është ta mbash atë derë të mbyllur dhe të mos mendosh se ajo punë u bë me një hapje dere.
Asgjë nuk është e pamundur dhe me punë bëhet gjithçka. Ndonjëherë habitem nga pritshmëritë e mjekëve të rinj ku më thonë se të kam idhull. Unë jam 47 vjeç por kam punuar tërë jetën nuk është se suksesi ka ardhur vetë, por vetëm duke punuar. Situata që më pëlqen më shumë është kur ti shpëton një pacientë rëndë kur të tjerët mendojnë se ai do të vdesë. Kombinimi zviceranit me shqiptarin është shumë i mirë, ndoshta kjo është ajo që më bën mua të rëndësishëm në Zvicër.



