Arrestohet shqiptari, iu gjetën 106 kg marijuanë në makinë

Arrestohet shqiptari, iu gjetën 106 kg marijuanë në makinë

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi iu gjet një sasi prej 106 kg marijuanë. Gjatë një kontrolli të papritur në parkingun e një hoteli në Modena, karabinierëve u ra në sy një mjet me karroceri, që u ngjalli dyshime.

Pas verifikimeve u zbulua se mjeti i përkiste një 32-vjeçari pa precedentë penalë me banim në La Spezia, që kishte prenotuar një nga dhomat e hotelit.

Por nga hetimet e kryera aty për aty doli se ai e kishte frekuentuar shpesh hotelin në shoqërinë e disa personave të tjerë të dënuar për trafik dhe shitje narkotikësh.

Kontrolli i mjetit ka zbuluar se në pjesën e poshtme të tij ishte fshehur lënda narkotike, në total 9 pako të mbështjella me letër celefoni. Vlera e saj në treg kap 2 milionë euro.   

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy