Negociatat për zgjedhoren, ambasadorët takohen me Këshillin Politik

Negociatat për zgjedhoren, ambasadorët takohen me Këshillin Politik

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka thirrur në takim ekipin negociator dhe ambasadorët e BE-së, OSBE-së dhe atë të Britanisë së Madhe.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e ambasadës amerikane, sipas të cilës, theksohet se ambasadorja ka thirrur një mbledhje me të 4 aktorët e Këshillit Politik, OSBE, BE dhe Britaninë e Madhe, për të ofruar një vlerësim të dorës së parë për negociatat dhe të sigurojë që reforma të përmbyllet, në përputhje me rekomandimet e ODHIR.

Ky takim vjen një ditë pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha. 

Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.

Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut.

Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.

Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues.

Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.

Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy