Rama për pavarësinë e Kosovës: Dy shtete, një president (VIDEO)

Rama për pavarësinë e Kosovës: Dy shtete, një president (VIDEO)

Kremtimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka mbledhur bashkë në një séancë solemne politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës. Vijimi i festës këtë të dielë ka sjellë një propozim mjaft interesant nga kryeministri Edi Rama, i cili ka hedhur idenë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët.

Më tej, ai vuri theksin edhe te dialogu i vështirë i Prishtinës me Beogradin, për të cilin tha se, edhe ky, pas disa vitesh do të jetë thjesht një histori.

Ndërkohë, pas seancës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë organizuar një parade në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në podiumin e nderit ishin të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa më larg kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kremtimet për pavarësinë e Kosovës nisën që të premten, ndërsa  kulmuan në sheshin qendror të Prishtinës me koncertin e këngëtares me famë globale Rita Ora. Kjo e fundit emocionoi të gjithë të pranishmit në koncertin e Pavarësisë, me performancën e saj, teksa ndër të tjera ka kërcyer edhe vallen e Rugovës. Këngëtarja ka marrë edhe medaljen presidenciale nga presidenti Hashim Thaçi për koncertin madhështor që mbajti.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy