E tmerrshme/ Rreh gruan për vdekje dhe mesazh shokëve: E vënë nën kontroll (FOTO)

E tmerrshme/ Rreh gruan për vdekje dhe mesazh shokëve: E vënë nën kontroll (FOTO)

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Rusi ka tronditur gjithë opinionin publikë.

Maxim Gribanov ka rrahur gruan e tij Anastasia Ovsiannikova, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.

Por nuk mbaron me kaq, pasi 34-vjeçari pas shkelmimeve dhe grushtave të shumtë për disa orë me radhë, e filmoi me të nxirat në trup dhe ia ka dërguar shokëve të tij me përshkrimin “e vënë nën kontroll”.

Por 28-vjeçarja edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë me plagë të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe disa kocka të thyera, kishte mundur të telefononte shërbimet e emergjencës.

Edhe pse iu ofrua ndihma e parë Anastasia ra në koma dhe ndërroi jetë 6 ditë më pas.

E ndjera ishte viktimë e dhunës prej vitesh por, sipas familjarëve, druhej ta linte bashkëshortin e saj nga frika se si ai mund të reagonte dhunshëm ashtu dhe siç ndodhi.

Gribanov e kishte detyruar atë për të lënë punën e saj në bashkinë e qytetit dhe e kishte kërcënuar babanë dhe vëllain e saj, nëse ata raportonin abuzimet e tij, pasi u përpoqën që të ndalonin dhunën e tij.

Maxim Gribanov u dënua me 15 vite heqje lirie, fillimisht për dhunë dhe më pas për vdekjen e bashkëshortes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy