Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për media i ka cilësuar shkarkimet e drejtuesve të policisë në Elbasan, si një verpim të qeverisë për të shmangur vëmendjen e opinionit publike nga krimi dhe droga. Vasili u shpreh se Kryeministri duhet të shkarkojë më parë Haki Çakon, por nuk e bën këtë sepse Rama ka ngrënë një kusi nga çorba e krimit.



