Asociacioni, Berisha: Marrëveshja është e kryer, Kurti po e riciklon si çështje politike! Procesi i dialogut ka degraduar

Asociacioni, Berisha: Marrëveshja është e kryer, Kurti po e riciklon si çështje politike! Procesi i dialogut ka degraduar

Anton Berisha, ish-ministër i Jashtëm në Kosovë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kreyministri Kurti ka krijuar një paqartësi të jashtëzakonshme në lidhje me marrëveshjen për asociacionin, ku nga njëra anë thotë që nuk do kalojë dhe nga ana tjetër çon përfaqësues në takimin e organizuar nga SHBA-ja.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Berisha tha se çështja e asociacionit është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në 2013 dhe 2015 dhe se Kurti e riciklon si çështje politike.

Më tej, Berisha tha se procesi i dialogut ka degraduar gjatë qeverisjes së Kurtit pasi në kohën kur kryeministër ishte Hoti, flitej për njohje reciproke.

Kurti ka krijuar një paqartësi të jashtëzakonshme. Asociacioni është marrëveshje ndërkombëtare që është nënshkruar, është e kryer. Kurti në vend që të trajtojë temën si të Kosovës e ka bartur në dialog me Serbinë dhe e ka ricikluar si çështje politike pasi karrierën e tij e ka ndërtuar në kundërshtim me bashkësinë ndërkombëtare dhe në kundërshtim të asociacionit. Ky është premtim elektoral i tij dhe duke u përballur me vendosmërinë ndërkombëtarëve po krijon paqartësi dhe po luan një rol tipik të një politikani ballkani. Nga njëra anë thotë nuk kalon asociacionin dhe nga ana tjetër dërgon përfaqësuesin e tij në takim. Po luan me dy letra.

E vërtetë është ajo që thashë unë, është në dokumente. Kurti ka bërë një politike të iluzionit, por votuesit kanë dëshirë të dëgjojnë iluzione. Ai si kryeministër po kryen detyrën me iluzione dhe jo me atë që është praktike, juridike. E thanë dhe dyshja amerikane. Marrëveshja e parimeve e 2013 dhe e 2015 brenda saj është asociacioni është obligim për Serbinë, Kosovën dhe BE. Nuk është çështje politike në këtë segment që po e politizon është ndërkombëtare. BE si synim i Kosovës nuk është tërhequr nga marrëveshje. Pas presionit Serbia ka dhënë shenja rreth marrëveshjes kryesore që është e imponuar nga palët ndërkombëtare, Ka mbetur vetëm Kosova dhe ka rrezik të identifikohet si palë fajtore, nëse identifikohemi të tillë pasojat do të jenë të jashtëzakonshme. Këtu është manipulimi që ka bërë Kurti në vazhdimësi, dhe në atë që thashë po luan në dy letra, ai po përgatit terrenin për ta pranuar, por për ta pranuar kinse.

Marrëveshja nuk mund të ndryshojë, është e aprovuar e nënshkruar në Bruksel. Në formatin që është, nuk do të ketë asnjë ndryshim. Dispozita kryesore ka qenë që çdo organizim apo asociacion duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Nënkupton që i nënshkruhet legjislacionin të Kosovës dhe nuk mund ta tejkalojë shtetin. Prej 2013, 2015 kemi marrëveshje që nuk mund ta kalojë Kushtetutën e Kosovën.

Asociacioni është një nga 32 marrëveshjet që ka realizuar Kosova me Serbinë. Përderisa plani franko-gjerman ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve. Ky proces që ka filluar vite më parë, gjatë periudhës së Kurti ka degraduar, se në periudhën e Hotit procesi ka qenë në njohjen reciproke. Tani nuk flitet për njohje, por për një normalizim, në mënyrë që palët nuk cenojnë njëra-tjetrën. Është më e zbehtë, është kthim pas dhe kjo është si rezultat dhe si rezultat i palës Kosovare dhe kryeministrit Kurti që refuzoi kërkesën e Blinken për shtyrjen e afateve për targat.

Qëndrimi ynë politik, po flas si pjesë e LDK, qëndrimi ynë është që marrëveshja duhet të ketë njohjen e Republikës së Kosovës. Pa njohjen e Republikës ne nuk do të kemi avantazh në raport me Serbisë pasi nuk ka mekanizma detyrues për të imponuar zbatimin e atyre pikave. I kemi kërkuar Kurtit, që të negociojnë për marrëveshjen për njohjen reciproke me Serbinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy