Qëlloi me vezë Mbretin Charles, jepet dënimi për autorin

Qëlloi me vezë Mbretin Charles, jepet dënimi për autorin

21-vjeçari Harry May, i cili qëlloi me vezë Mbretin Charles III të Anglisë, gjatë vizitës së monarkut në Luton, Berdfordshire më 6 dhjetor, u shpall fajtor.

Ai u dënua të premten me një gjobë prej 100 paund, si dhe 75 të tjera për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore, pasi u shpall fajtor për prishje të rendit publik.

Charles po shtrëngonte duart me të pranishmit që kishin ardhur për ta përshëndetur, kur i riu nisi të qëllojë me vezë drejt tij, edhe pse asnjëra prej tyre nuk e arriti objektivin.

Gjatë arrestimit, May e justifikoi goditjen duke e akuzuar Mbretin Charles për “shije të keqe”, për shkak se kishte shkuar në një zonë të varfër dhe me veprimin e tij donte që ta ndërgjegjësonte.

Avokati i May, Alex Benn, deklaroi në gjykatë se klienti i tij është i kujdesshëm ndaj komunitetit ku jeton dhe se i vjen thellësisht keq për atë që bëri.

Kjo është hera e dytë që monarku i ri i Britanisë përballet me një situatë të tillë, pasi një student 23-vjeçar u arrestua në nëntor pasi hodhi vezë ndaj tij dhe bashkëshortes Camilla gjatë një vizite në York City për zbulimin e një statuje për nder të Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy