Bilardo në MCN/ Qori mbi zgjedhjet parlamentare: Nuk do të jem i pari në Tiranë, kryetari s’është për privilegje

Bilardo në MCN/ Qori mbi zgjedhjet parlamentare: Nuk do të jem i pari në Tiranë, kryetari s’është për privilegje

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori deklaroi në emisionin “Bilardo” se në zgjedhjet parlamentare nuk do jetë i pari në listën e Tiranës. Qori thotë se do ta vendosë veten aty ku janë betejat e vështira, pasi kryetari nuk është për të marrë privilegje, por për të dhënë shembullin. “Ne kemi një statut ku kryetari i partisë ka thjesht rol honorifik. Unë s’kam të drejtën të emërojë njeri. Jeta e brendshme e Lëvizjes Bashkë ka pluralitet, debate konstruktive, që nuk më bën mua të jem një lloj udhëheqësi autoritar. Unë nuk synoj pushtet për vete. Bie fjala, po të marr një rast unë mund të kandidoja shumë mirë për Këshillin Bashkiak dhe ta vendosja veten i pari dhe ta fitoja. Unë kam kandiduar në betejën e pamundur”, tha Qori. “Ne nesër do hyjmë në zgjedhjet parlamentare. Unë e kam thënë disa herë, unë nuk do jem i pari në listën e Tiranës. Unë nuk e bëj këtë llogari që meqë morëm kaq vota do bëhem deputet. Unë dua ta vendos veten aty ku është beteja më e vështirë. Sepse mendoj që ti s’je kryetar për të marrë privilegje, je kryetar për të dhënë shembullin dhe për të bërë betejat më të mëdha. Karizma ime duhet të jetë në funksion të Lëvizjes Bashkë, jo Lëvizja Bashkë në funksion të karizmës sime”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy