Tregtia e mallrave false/ Lahi: Në Shqipëri blihet nga rrjetet sociale, jo websitet! Pjesa më e madhe ilegale

Tregtia e mallrave false/ Lahi: Në Shqipëri blihet nga rrjetet sociale, jo websitet! Pjesa më e madhe ilegale

Në një operacion të gjerë që përfshiu 27 shtete, Europol mbylli mijëra faqe online në Shqipëri dhe vende të tjera, që ofronin mallra të falsifikuara ose piratuara.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Shitjeve Online në Shqipëri, Rezart Lahi, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se vetëm 15 për qind e faqeve online bëjnë tregti të ligjshme në Shqipëri.

Ai vë në dukje se mungon kultura e blerjeve te konsumatorët shqiptarë, pasi blerjet bëhen nga rrjetet sociale dhe jo websajtet, që kanë një nipt dhe janë të licensuara.

Aktualisht nuk kemi informacion të saktë sa faqe janë mbyllur. Por ka shumë faqe që tregtojnë produkte pirate, false, që përbën problem për konsumatorin dhe tregtinë online në Shqipëri. Shqipëria ka pasur hapësira për të bërë më shumë për këtë, por kur bëhet fjalë për operacione ndërkombëtare presioni është më i madh. Ne dimë që një pjesë e madhe e faqeve online në Shqipëri, në shumicë, janë të paligjshme, punojnë në mënyrë pirate dhe krijojnë hapësira për mashtrimin e konsumatorit, duke mos patur nipt, punonjës të regjestruar, është e pamundur që një klient të gjurmojë, vetëm nëse ndërhyjnë institucionet. Ne kemi një presupozim që vetëm 15 për qind e faqeve online, webstajteve, mund të bëhet tregti e licensuar. Ka pasur disa operacione të befta për formalizimin e tregut, por jemi shumë larg hapave konkret. Është një treg 110 milionë euro tregu i shitjeve online në Shqipëri. Pjesa më e madhe e shitjeve online bëhet përmes postave. Kemi informacion të numrit të pakove dhe kemi bërë një përllogaritje të përafërt sa mund të jetë tregu i tregtisë online në Shqipëri.

Rezart Lahi thotë se kur biznesi është fantazmë konsumatori nuk ka kujt t’i drejtohet përveç policisë. Lahi tha se këshilla e tij për bizneset është që minimalisht të jenë të regjistruar që konsumatori të ketë mbrojtjen e parashikuar nga ligji.

Në Shqipëri ka tendencë për blerje nga rrjetet sociale jo nga websajtet që në fund të faqes kanë nipt. Çdo person gjen produkte të falsifikuara, imitime që shiten online. Mund të bëhet për 5 minuta hapja e këtij biznesi, ndërsa websajti kërkon pak më shumë investim. Konsumatori shqiptar nuk e ka pjesën e kulturës që të drejtohet te websajtet. Ligji shqiptar parashikon që konsumatori ka të drejtë të kthej një produkt brenda 14 ditësh. Por në rrjetet sociale konsumatori e ka të pamundur të gjejë të drejtën e tij. Kemi një Autoritet për Mbrojtjen e Konsumatorit, institucione, sa efikase janë kjo është bisedë tjetër. Trendi i ankesave ka qenë në rritje te Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ka rëndësi si reagojnë institucionet. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit duhet të na thonë sa kompani janë penalizuar, cilat kanë qenë claim-et. Në dijeninë tonë s’ka. Kur biznesi s’është fantazmë ku do ankohet përveç se te policia. Këshilla jonë është që minimalisht biznesi të jetë i regjistruar që konsumatori të ketë mbrojtjen që parashikon ligji”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy