Aksidentet e rënda ajrore/ Baçi: Faktorët ndikues janë human, koha e keqe dhe teknika e pamirmbajtur

Aksidentet e rënda ajrore/ Baçi: Faktorët ndikues janë human, koha e keqe dhe teknika e pamirmbajtur

Avioni i pasagjerëve “Air India”, i cili u rrëzua disa ditë më parë në aeroportin e Ahmedabad në Indi, la 242 persona të vdekur në bord duke tronditur industrinë e aviacionit dhe të gjithë botën.

Drejtuesi i ish-Aviacionit Civil, Feliks Baçi, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, thotë se shkaqet e aksidenteve ajrore janë nga më të ndryshmet. 

Megjithatë, ai vë në dukje se, përkundër numrit të ulët të aksidenteve, industria e aviacionit mbetet transportuesi më i sigurt për pasagjerët në botë.

Aksidentet ajrore janë të rralla dhe industria e aviacionit ka bërë përparime të mëdha në siguri.

 Statistikat flasin vetë, mundësia e një aksidenti është 1 në 1 milion fluturime. Avioni mbetet transportuesi më i sigurt. 

Në rastin e aksidentit të fundit, fati i avionit dhe i pasagjerëve ishte një faktor kyç.

 Ai kujton raste të tjera aksidentesh të rënda, ku disa pasagjerë kanë mbijetuar, edhe kur fluturimet janë zhvilluar në kushte të rrezikshme.

Historia e njerëzve që kanë mbijetuar aksidente ajrore është një dëshmi e pabesueshme. 

Një nga rastet më të njohura është ai i një stjuardeseje që ka mbijetuar një aksident tragjik në ish-Jugosllavi, ku avioni ra nga një lartësi mbi 10,000 metra.

 Ajo shpëtoi dhe mbijetoi pas një rënieje të mundimshme. 

Baçi thekson se aksidentet ajrore janë gjithmonë të lidhura me disa faktorë kryesorë: faktori human, koha e keqe dhe teknika e pamirmbajtur.

 Industria e aviacionit ka arritur të zvogëlojë ndjeshëm rreziqet, por asnjëherë nuk mund të eliminohen plotësisht.

Faktorët që ndikojnë janë të shumëllojshëm: gabimet njerëzore, moti i keq dhe, në disa raste, mospërputhja në mirëmbajtjen e avionëve. Kjo është arsyeja pse çdo aspekt i industrisë është i rregulluar dhe i mbikëqyrur nga autoritete të specializuara. 

Sot avionët janë shumë më të sofistikuar dhe përdorin teknologji të avancuar, përfshirë sisteme elektronike dhe informatike që ndihmojnë në drejtimin e avionëve.

 Kjo ka ndryshuar edhe mënyrën se si trajnohen pilotët.

“Për pilotët sot kërkohen aftësi të larta në teknologji dhe informatikë, dhe jo thjesht aftësi për të drejtuar një avion siç ishte më parë me avionët ushtarakë. 

Pilotët e sotëm duhet të jenë të shkëlqyer në menaxhimin e sistemeve elektronike, ndaj shumë herë preferohen ata që kanë mbaruar degë si fizika, matematika ose informatikë, sesa ata që vijnë nga ushtria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy