Një nga mjeket e spitalit privat ku ndodhi ngjarja e rëndë dritën e hënë ka thënë për gazetarët se ngjarja nuk mund të parandalohej. Ajo tha se pacientët marrin me vete gjëra personale dhe nuk mund të kontrollohen se çfarë kanë në çantat e tyre. Mjekja ka thënë se edhe në rastin e bidonit që kishte pacienti konfliktual, supozohej që të kishte ujë
“Ngjarje të tilla janë të paparashikueshme, nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelim të drejtat për t’i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë”, u shpreh mbrëmjen e djeshme mjekja e hemodializës.
Ndërkohë nga ana e stafit sipas mjekes u ndërhy menjëherë dhe kur ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset gjithçka ishte e neutralizuar.
“Ajo që ka ndodhur, ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni. Salla ka qenë në ngarkesë të plotë, me 30 pacient që ishin duke kryer seancën e dializës dhe e kanë të pamundur t lëvizin, pasi në atë moment pacienti është i lidhur me makinën. pacient hyri dhe kreu një veprim, për të cilin do të prononcohet Polici për të mos dhënë detaje të mëtejshme. Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët”, thotë mjekja.



