Dita e Verës, artistët nga sofra elbasanase: Festë tradicionale që duhet të festohet

Dita e Verës, artistët nga sofra elbasanase: Festë tradicionale që duhet të festohet

Artistët elbasanas kanë ndarë urimet për Ditën e Verës nga sofra elbasanase, në emisionin “Zgjohu me MCN”.

Këngëtarja Eglantina Toska tha se i këndon dhe të tjerëve por Elbasanit veçmas, prej 20 vitesh.

E ndjej dhe jashtë dhe në Kosovë që këndojnë këngën Elbasan i bukur, Elbasan i bukur e kam si pasaportë artistike.

Ndërkohë këngëtari Edi Furra zbuloi se për këtë ditë vjen vazhdimisht nga Gjakova.

Unë marr familjen në Gjakovë dhe vij e festoj. Këndoj këngën e Elbasanit.

Kam marrë pjesë në 2014 dhe vit pas viti kjo festë po merr jetë më shumë dhe rëndësi më shumë dhe kjo bën më të lumtur qytetin e Elbasanit dhe mbarë shqiptarinë.

Është një festë tradicionale që duhet të festohet.

Gjithmonë vera simbolizon diçka të bukur, fillon jeta, është pranvera, është dhe nata e madhe e Sulltan Novruzit ku gjelbëron gjithçka.

Ndërsa kompozitori Gent Myftaraj tha se festa simbolizon traditën elbasanase, fisnikërinë, qytetarinë.

Unë jetoj në Tiranë por kam ardhur këto ditë në Elbasan, jam shumë i lumtur që i është rikthyer buzëqeshja Elbasanit.

Festa pa fund, më kujton fëmijërinë time. Ne luanim nëpër bar, shtronim batanije dhe shtronim drekën.

Kohët kanë ndryshuar, e mira duhet të jetë, por besoj do e kalojmë në ndonjë restorant.

Ballokumja është ëmbëlsira tradicionale, por jam për ballokumen që e bën vetë.

Ndërsa këngëtari Petrit Vullkani tha se në këtë ditë do të jetë në një lokal por edhe në sheshin e Elbasanit, për të festuar bashkë me këngëtarët e tjerë.

E uroj Kryeministrin tonë Edi Rama gëzuar Ditën e Verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy