Një 54-vjeçar nga Memaliaj u arrestua nga policia, pasi në banesë i’u gjetën 517 kg hashash dhe 1440 fishekë. Kryeplaku i fshatit është proceduar penalisht. Duket se 54-vjeçari mund të jetë mashtruar për drogën, pasi bëhej fjalë për gjethe dhe kërcej, pra për mbetje të hashashit, pasi më parë u janë hequr boçet.



