Turqit po votojnë në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Rexhep Tajip Erdogan duhet të mbetet apo jo në pushtet pas 20 vjetësh.
Kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, i mbështetur nga një aleancë e gjerë opozitare, e ka cilësuar votimin si një referendum mbi drejtimin e ardhshëm të Turqisë.
Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 88.8% dhe e Erdogan-it ndaj Kilicdaroglu ishte 2.5 milionë vota.
Kjo është arsyeja pse të dy kandidatët e kanë syrin te tetë milionë qytetarët që nuk votuan raundin e parë.
Përpara balotazhit, Kilicdaroglu akuzoi rivalin e tij politik për lojë të ndyrë.
Partitë opozitare po bëjnë përpjekje nëpërmjet vullnetarëve për të siguruar që të mos ketë manipulime votash.
Vëzhguesit ndërkombëtarë folën për një fushë loje të pabarabartë pas raundit të parë.



