Athina reagon: Plani urbanistik i Himarës shkel të drejtat e minoritetit grek

Athina reagon: Plani urbanistik i Himarës shkel të drejtat e minoritetit grek

Athina zyrtare ka reaguar sërish lidhur me çështjen e planit të përgjithshem vendor të bashkisë Himarë.

 Pasi këshilli bashkiak e ka miratuar këtë plan në një mbledhje të zhvilluar në fshatin Kuç, të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke është pyetur të enjten (sot) paradite nga media se cili eshte komenti i Athinës.

 “Duket se autoritetet shqiptare vlerësojne shkeljen e të drejtave të minoritetit grek, si më të rëndësishme nga rruga europiane e vendit “, ka qenë përgjigjja lakonike e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Aleksandros Genimatas.

Që në fillesë të reagimeve nga banorët ndaj planit të përgjithshëm vendor të bashkisë, diplomacia greke ka ndërhyrë vazhdimisht me deklarata kritike ndaj autoriteteve dhe qeverisë shqiptare.

 Ndërsa ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka theksuar disa herë se çështja e respektimit te së drejtës së pronës të minoritarëve grekë në Shqipëri, është tashmë një nga kushtet që qeveria shqiptare duhet të përmbushë me qëllim që të hapen negociatat për anëtarësim në  BE. / ORA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy