Bozheku: Brezi aktual ka degradim të intelektit, pas 10 vitesh do jetë katastrofë për profesionistë

Bozheku: Brezi aktual ka degradim të intelektit, pas 10 vitesh do jetë katastrofë për profesionistë

Avokatja dhe pedagogia Enida Bozheku e cilëson brezin aktual si post-pandemik, shumë të vështirë dhe me shumë pak dëshirë për të mësuar.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, pedagogia tha se vit për vit kemi një degradim të intelektit.

Brezat që vijnë po kalojnë një disfunksion neuronal të theksuar sa i takon mësimmarrjes. Nuk kanë dëshirë të nxënë, janë analfabetë konjitivë. Pas pandemisë ka zhbërje të lëndës gri.

Mendoj se faktori kryesor është teknologjia, sa e mirë është, aq dhe e padobishme po kthehet në pjesën e të nxënit.

Marrin informacion të papërpunuar, viziv dhe në moment të duket sikur ke marrë informacion, por duke qenë vizive, humb si informacion afatgjatë.

Po thith komplet negativen dhe ka shumë pak vend për pozitiven. Studentët e sotëm kanë një nivel me brezat e para dhjetë viteve të 8-vjeçares.

Shoqëria shqiptare ka hyrë në një krizë të mendjes, dijes që për 10 vjet do të jetë katastrofale për çfarë do të ndodhë dhe do të vijë për profesionistët e së ardhmes.

Ne nuk do të kemi profesionistë të mirë, por njerëz imitues që mësojnë shabllon, pa futur njerëzoren.

Njerëzoren e anashkalon se nuk thellohesh. Instinkti prevalon mbi logjikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy