Helmimi në Akademinë e Sigurisë, 60 kursantë në spital pas konsumimit të ushqimit

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, 60 kursantë në spital pas konsumimit të ushqimit

Në Akademinë e Sigurisë në Tiranë është regjistruar një incident shëndetësor ku rreth 60 kursantë kanë marrë trajtim mjekësor pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i ofruar nga kompania e kateringut SORI-AL.

 

Sipas Policisë së Shtetit, në orët e mbrëmjes, 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor janë paraqitur në Repartin Infektiv të QSUT-së me simptoma si temperaturë dhe diarre, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe janë kthyer në Akademi në gjendje të stabilizuar.

 

Më pas, në qendrën shëndetësore të Akademisë janë paraqitur edhe 29 kursantë të tjerë, të cilët janë dërguar gjithashtu për trajtim në QSUT. Të gjithë kursantët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme.

 

Në lidhje me ngjarjen, është ngritur një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar përgjegjësitë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuar, të cilat po analizohen në laborator për të përcaktuar shkakun e dyshuar të helmimit.

 

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy