Misteri i “aksidentit” të Harry-t dhe Meghan, video që mund të vërtetojë se ishte montim

Misteri i “aksidentit” të Harry-t dhe Meghan, video që mund të vërtetojë se ishte montim

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle rrezikuan një aksident automobilistik në New York teksa po ndiqeshin nga paparacët. Ishte zëdhënësi i tyre që e zbuloi diçka të tillë, duke pretenduar se kishte qenë “pothuajse një katastrofë” me përfshirjen e shoferëve të tjerë, këmbësorëve dhe një polici.

Një version i ripublikuar nga faqja e fuqishme e thashethemeve TMZ, e cila e lidhi menjëherë incidentin e supozuar me atë në të cilin nëna e Harry-t, Princesha Diana Spencer, u ndoq nga paparacët. Realisht, siç tregon edhe videoja më poshtë, nuk ka pasur asnjë aksident dhe versioni i policisë flet vetëm për “pak kaos”.

Sipas rindërtimeve më të sakta të mëvonshme, Harry dhe Meghan, pasi u larguan nga Ziegfield, shprehën dëshirën e tyre për t’u kthyer atje ku ishin, në Upper East Side.

Ata nuk donin që paparacët t’i ndiqnin, kështu që makina e tyre përshkoi rrugën 57 për rreth një orë e një çerek me një makinë policie që i shoqëronte.

Ata u dërguan në zonën e 19-të dhe qëndruan aty për rreth 15 minuta. Më pas çifti u shoqërua, edhe me makina të tjera të palëvizshme, për të dalë nga pallati ku kishin hyrë dhe për të marrë një makinë tjetër, një taksi me të cilën janë kthyer në banesën e tyre pa u ndjekur.

Madje, në video në sekondat e fundit shihen makinat e policisë duke u kthyer djathtas, ndërsa taksia pa askënd brenda vijon drejt përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy