Resulaj: Hyrja e PS-së në zgjedhje nuk komprometohet nga veprimet e SPAK (VIDEO)

Resulaj: Hyrja e PS-së në zgjedhje nuk komprometohet nga veprimet e SPAK (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se veprimet e SPAK  nuk e komprometojnë aspak hyrjen e PS-s në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Lidhur me kryebashkiakët, ish-kryebashkiakët që janë nën hetim në SPAK, Resulaj tha se i duhet dhënë kohë drejtësisë dhe se nuk duhet të gjykohet askush në planin moral dhe njerëzor deri në shpalljen e një vendimi.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Fakti që nuk kemi një çarje nuk do të thotë që fshehim këtë, por do të thotë që ka një solidaritet brenda grupit që do të thotë kur ka një vendim grupi, ka një vendim grupi dhe ka një unitet dhe këtë meritë duhet t’ia njohim edhe liderit të PS, kryeministrit dhe Kryesisë e strukturave drejtuese.

Nuk e komprometon aspak hyrjen në zgjedhje të PS-së sepse në fund të fundit veprimet e SPAK nuk janë gjë tjetër veç pritshmërive që kanë qytetarët dhe publiku. Ta mendojmë se e sollëm të gjithë reformën në drejtësi, pavarësisht se mendoj se ishte vendimtare PS. Fakto që sot jemi partia e vetme që i pranojmë vendimet pa i gjykuar ato, ne nuk i gjykojmë veprimet e SPAK.

Ne duhet të shkojmë me prezumimin e pafajësisë dhe nuk mund të gjykojmë dhe në planin moral dhe njerëzor nuk duhet të japim verdikte pasi nuk duhet të vendosemi asnjëherë në rolin e prokurorit dhe gjykatësit. Do ta konsideroj veten sikur jam një qytetare dhe e dëgjoj nga jashtë. Sigurisht kjo ka një impakt jo fort të mirë sepse ndjesia qytetare kur bëhet fjalë për fondet publike që përkthehen në taksa sigurisht që dhembin dhe nuk pretendojmë që qytetarët të jenë të gëzuar me këto lajmesh. Duhet t’i japim kohë drejtësisë të gjykojë kush ka përgjegjësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy