Rama: Ndryshimi ynë me PD-në, si ndryshimi mes dy botëve

Rama: Ndryshimi ynë me PD-në, si ndryshimi mes dy botëve

Gjatë prezantimit të kandidatit të majtë për kreun e Bashkisë së Kavajës, kryeministri Rama tha se ndarja mes PS-së dhe PD-së është shumë më e thellë se ajo mes dy alternativave politike. Rama tha se PD-ja përfaqëson modelin e së shkuarës, me të cilën vendi po ndahet nëpërmjet reformave të qeverisë.

“Ne nuk ndahemi në të majtë e të djathtë, ne ndahemi në dy botë, në dy rrugë. Se cila është rruga e atyre, mjafton të ktheni kokën mbrapa të shihni. Për të parë botën tonë mjafton të shihni ndryshimet që po bëhen hap pas hapi. Frutet e punës së ndershme duan mund e kohë, sakrifica e durim. E njëjta gjë vlen edhe për punën për të bërë shtet”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kolonjës të shkojnë të gjithë në kutitë e votimit më 20 nëntor.

“Kur të vijë dita e zgjedhjeve, 20 nëntor, ju duhet të keni bërë punën tuaj si miq të Arbenit, të Ilias, pjesëtarë të kësaj familjeje të madhe të së majtës, si qytetarë dhe fqinj të fqinjve tuaj për të çuar në kutinë e votimit që të gjithë ata që gdhihen dhe ngrysen këtu”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy