Alzajmeri mund të shërohet, testi me minjtë rezulton i suksesshëm

Alzajmeri mund të shërohet, testi me minjtë rezulton i suksesshëm

Disa antitrupa mund të heqin pllakat e Alzajmerit nga truri, sipas një studimi të kryer me minjtë. Rreth 20 vjet para se Alzajmeri të shfaqet, njerëzit që e kanë këtë sëmundje fillojnë të zhvillojnë pllakat amiloide beta. Këto ndërtohen në tru dhe sipas shkencëtarëve, ndërhyjnë në sinjalet neural duke shkaktuar probleme konjitive dhe humbje të memories. Por shkencëtarët në Washington University School of Medicine kanë zhvilluar një antitrup që lufton proteinar që i mbajnë bashkë këto pllaka.

Ky studim mund të ofrojë një mënyrë të re për parandalimin e sëmundjes para se simptomat e para të nisin të shfaqen.

Alzajmeri ka qenë për vite me radhë një nga sëmundjet më misterioze. Pavarësisht qindra miliona dollarësh të hedhura për kërkime shkencore çdo vit, pacientët e prekur prej saj janë të pashpresë pasi simptomat e para shfaqen.

Nëse eksperimenti do të ketë të njëjtat rezultate te njerëzit, njësoj si te minjtë, atëherë mjekësia do të ofrojë një mundësi efektive për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy