
Stafi i reduktuar për shkak të ditëve pushim nga festat e nëntorit ka shtuar radhët e pritjes në urgjencën pediatrike në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre presin mbi 2 orë për të kryer një vizitë, ndërsa mjekët thonë se në vendin tonë po qarkullojnë 3 viroza të ndryshme.



