Ulja e numrit të deputetëve/ Çipi: Duan të ndërtojnë Parlament me dy dhoma. Goxhaj: Marrëveshje PS-PD (VIDEO)

Ulja e numrit të deputetëve/ Çipi: Duan të ndërtojnë Parlament me dy dhoma. Goxhaj: Marrëveshje PS-PD (VIDEO)

Analisti Kastriot Çipi tha në studion e MCN Informacioni se plani për uljen e numrit të deputetëve bëhet si pjesë e një kuadri më të gjerë ndryshimesh që përfshin krijimin e një Parlamenti me dy dhoma. 

 

Sipas Çipit krijimi i një Parlamenti me dy dhoma krijon shumë efekte dhe shkon drejt piramidës me majë gjithmonë e më të lartë e më të ngushtë.

 

Dyshoj se ulja e numrit të deputetëve bëhet si pjesë e një kuadri më të gjerë ndryshimesh që përfshin krijimin e një Parlamenti me dy dhoma. 

 

Pra, do të ulin numrin e deputetëve si anëtarë të dhomës së ulët të Parlamentit shqiptar dhe do të krijojnë, senat, apo këshill, pra një shimë të lartë. Ka shumë efekte, shkon drejt piramidës me majë gjithmonë e më të lartë e më të ngushtë.

 

I pyetur për ligjin për referendumet Çipi tha:

 

Kam parë lajmin që PS ka një projektligj për referendumin. Mosmiratimi i një ligji për referendumet që nga 1998 kur është miratuar Kushtetuta praktikisht bën shkelje të Kushtetutës. 

 

Ligji për referendumet duhet të përdoret për çdo çështje, pa asnjë kufizim. Në radhë rë parë për Kushtetutën. Ne kemi një nen, neni 177 i Kushtetutës i cili thotë se Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me votimin e 2/3 të deputetëve. Vetëm nga Parlamenti. Këtu duhet të kishte nisur me kohë alarmi. 

 

Kushtetuta nis me fjalët: ne populli.

 

Kemi një sërë çështjesh për të cilat ndalohet referendumi në Kushtetutë. Nuk mund të bësh për taksat, të drejtat e njeriut. Unë kam të drejtë ta bëj Kushtetutën nga e para. 

 

Këta nuk kanë vendosur vetëm pengesat për 50%-1 vote për “Po”-në. Kanë vendosur pengesa kohore. E kanë bërë të pamundur referendumin në vit zgjedhor. Në vit zgjedhor je çdo dy vjet. 

 

Avokati Altin Goxhaj tha se ka një marrëveshje PD-së për parlament me dy dhoma. 

 

Besoj që koncepti për të bërë një parlament me dy dhoma, që është marrëveshje PD-PD për të garantuar lidershipin e PD-së për të ruajtur pozitat deri në vdekje do të thotë që ky nuk është projekt i mirë për Shqipërinë. Sa herë ulet PD-ja me PS-në, vetëm projekte ogurzeza ka pasur Shqipëria. 

 

Njerëzve iu është neveritur klasa politike dhe thonë nga 150 deputetë, 50 le të bëhen. Kemi të bëjmë dhe me një manipulim të neverisë publike që është e përligjur, por në kushtet e një kontrolli mediatik në këtë lloj realiteti njerëzit manipulohen. Konsolidimi i numrave në numra më të vegjël vështirëson futjen e partive të reja. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy