Kush është Marselino, shqiptari që arriti në finalen e “The Voice of Greece”

Kush është Marselino, shqiptari që arriti në finalen e “The Voice of Greece”

Një tjetër shqiptar mahnit në një spektakël muzike me zërin e tij. Marselino Sherifi është shqiptari i cili ka arritur deri në finalen e “The Voice of Greece”. 26-vjeçari nga Tirana u prezantua në spektaklin e talenteve si këngëtar dhe instrumentist.

Zëri i të riut arriti të dallohej mes 13 konkurrentëve të tjerë dhe ndodhet në finale për kupën.

Finalja pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 21:00 dhe 8 konkurrentët do të garojnë për çmimin e madh që është një kontratë me Minos EMI / Universal.

Në prezantimin e parë mahniti jurinë me zërin dhe performancën në fizarmonikë, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur si Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas.

Marselino Sherifi përzgjodhi gjatë rrugëtimit të tij trajneren Eleni Zouganeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy