Eksperti i ekonomisë, Enton Duro në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur paketën fiskale duke u shprehur se vendosja e gjobës e gjen biznesin të papërgatitur.
Ai tha se vendosja e gjobës dhe sanksioneve nuk ul informalitetin dhe se nuk mund të zbardhet informaliteti kur mungojnë faturat. Sipas tij, pamundësia e administratës tatimore duhet të jetë e qartë se ku janë hendeqet ligjore, ti plotësojë ato dhe pastaj të kalojë te elementi i fundit që është penalizmi.
Nën kontekstin ku jemi mund të ketë dhe efekte përkeqësuese vendosja e gjobave të paketës fiskale. Një tjetër element është diapazoni, t dhe në rastin shkeljes sa më i madh të jetë diapazoni aq më e lartë fusha e negocimit për të bërë korrupsion. Elementi korrupsionit është fenomen i dukshëm në Shqipëri dhe mendoj e kjo mund të jetë një tjetër element që mund të ndodhi, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.
Më tej duke ngritur pyetjen nëse jemi këtu në 5% e atyre që shkelin rregullat, Duro tjha se kjo është pikëpyetje e madhe dhe për përgjigje.
Duhet të shohim këndvështrimin e kontekstin mbi të cilin realizohet. Nëse biznesi nuk ka besim te instrumentat atëherë kjo është e ceduar dhe një mbivendosje e një gjobe në paketën fiskale e gjen biznesin të papërgatitur. Ka biznese që funksionojë jashtë sistemit tatimor, pra mund të ketë biznese me furnitorë informal. Pra nëse unë kërkoj të zbardh informalitetin nuk ka faturë dhe kështu vetëm penalizohem. Vendosja e gjobës dhe sanksioneve nuk ul informalitetin. Pamundësia e administratës tatimore duhet të jetë e qartë ku janë hendeqet ligjore ti plotësojë ato dhe pastaj të kalojë te elementi i fundit që është penalizimi.
Duro bëri të ditur më tej se paketa fiskale e cila krijohet nga dy grupe që është qeveria dhe biznesi theksoi se mes tyre mungon transparenca dhe komunikimi. Ai shtoi se duhet balancim mes qeverisë dhe biznesit pasi jemi në ekonomi tregu, ndërsa theksoi se informaliteti, të dhënat janë të pamjaftueshme nga administrata tatimore.
Paketa fiskale në vijimësi krijohen nga dy grupe, nga njëra anë qeveria dhe tjetra biznesi. duken dy pole që s’kanë lidhje dhe të dyja ankohen dhe është vijimësia ajo që tregon se çfarë ka ndodhur. Dhe shohim se ajo që ka ndodhur është se viti kalon dhe asnjë nuk vdes. Gjykoj se marrëdhënia, komunikimi, transparenca nuk ekziston mes dy palëve. Jemi një ekonomi tregu dhe duhet të çlirojmë energjinë në tregje sepse taksat janë pjesë e asaj energjie që krijohet në tregje. Sa i përket informalitetit duhet të kishim më shumë qartësi, të dhënat janë të pamjaftueshme nga administrata tatimore.



