Deputetët britanikë kanë votuar në shumicë për të lejuar kryeministren Theresa May të nisë negociatat e Brexit, për daljen nga Bashkimi Evropian.
Dhoma e Përfaqësuesve kaloi me 498 vota pro dhe 114 kundër ligjin që mandaton Theresa Mayn për të nisur negociatat.
Ligji mori mbështetjen edhe nga laburistët. Projektligji tani do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm edhe në Dhomën e Lordëve para se të bëhet ligj.
Më herët, kryeministrja Theresa May ka bërë publike 31 marsin si data e fundit për çeljen e negociatave të shkëputjes me Brukselin.
Verën e kaluar, britanikët votuan në një referendum të thërritur nga ish-Kryeministri David Cameron për të qëndruar ose jo në Bashkimin Europian.
Pas mposhtjes në këtë referendum, Cameron u dorëhoq dhe i la vendin Theresa Mayt.



