Astrid Buffett, gruaja e investitorit miliarder Warren Buffett, është parë në konferencën vjetore të Allen & Co në “Sun Valley”, Idaho, duke u grindur me punonjësit për çmimin e një filxhan kafeje, raporton New York Post. Në të ashtuquajturin "kamp veror për miliarderët", 77-vjeçarja Astrid Buffett u dëgjua duke u ankuar se duhej të paguante 4 dollarë për një filxhan kafe. Gruaja e Buffett ka thënë se "mund të merrte një kilogram kafe" për të njëjtin çmim diku tjetër. Warren Buffett, udhëheqësi miliarder i Berkshire Hathaway, ka një pasuri rreth 115 miliardë dollarë dhe është personi i shtatë më i pasur në botë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Por Orakulli i Omahas është i njohur gjithashtu për kursimet që bën. Bill Gates, një mik i vjetër i 92-vjeçarit, kujtoi një herë miliarderin teksa nxjerrë një grusht kuponësh për të paguar ushqimin e McDonald's. Dhe ndryshe nga shumë miliarderë, shtëpia e Buffett është relativisht modeste: Ai jeton në të njëjtën shtëpi në Omaha që bleu në vitin 1958 me vlerën 31,500 dollarë. Ndoshta kjo është arsyeja pse kafeja prej 4 dollarësh ishte me sa duket një tronditje për Astrid Buffett. Në Sun Valley, “The New York Post” raportoi se 4 dollarë është kafeja më e lirë e disponueshme në kafenenë e resortit, Konditorei, e cila shërben pasta, kafe dhe mëngjes të vonë, sipas faqes së saj të internetit. Është një nga disa restorante në vendpushimin në Sun Valley, në të cilën po pushojnë disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë për samitin vjetor të kampit të miliardrevëve. Ndërsa resortet shpesh njihen për ofrimin e opsioneve të shtrenjta të ushqimit, kafenetë amerikane në fakt paguajnë mesatarisht 4,90 dollarë për një filxhan kafe, sipas të dhënave të NPD Group. Warren Buffett dhe gruaja e tij e dytë, Astrid, janë të martuar që nga viti 2006. Astrid, më parë si Astrid Menks, punonte si kamariere në kafenenë franceze në Omaha kur takoi për herë të parë gruan e parë të miliarderit, përmes së cilës u njoh me Warren.



